RISHPALLJE
VETËM PËR NËPUNËSIT CIVILË
PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR NGRITJEN NË DETYRË

Në zbatim të nenit 25 dhe 26 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe kreut VI dhe VII të Vendimit nr.143 datë 12.03.2014 të Këshillit të Ministrave “Për procedurat e rekrutimit, të përzgjedhjes, të periudhës së provës , të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civilë të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese” , Bashkia Shijak rishpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë , për pozicionin :

• 1 (një) Përgjegjës në Sektorin e Taksave dhe Tarifave Vendore.

* Pozicioni i lartëpërmendur iu ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e levizjes paralele.

* Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

Për të dyja procedurat ( lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë ) aplikohet në të njëjtën kohë.
Data e dorëzimit të dokumentave: 10.04.2015

Lexo më shumë Përgjegjës në Sektorin e Taksave dhe Tarifave Vendore