Quhem Dëshire Murataj, jam 23 vjeçe. Pas përfundimit të arsimit të lartë 3-vjeçar parashkollor, iu drejtova Zyrës së Punës Durrës për një mundësi punësimi. Pas disa intervistave të zhvilluara, jam punësuar për herë të parë në kopshtin Kastrati, me profesion edukatore. Falënderoj stafin e Zyrës së Punës Durrës për ndërmjetësimin.