Shërbimi Kombëtar i Punësimit dhe Projekti “Këshillim drejt Punësimit dhe Sipërmarrjes – C4EE” i Swisscontact, Shqipëri organizuan ne daten 6 dhjetor 2016 aktivitetin e fundvitit , ku u  ndane  rezultatet e qasjes C4EE për vitet 2014 – 2015. Në bashkëpunim me partneret  kryesorë si dhe shoqërine  civile qasja ka rezultuar e suksesshme (60 % punësim / vetë-punësim) për aftësimin dhe punësueshmërinë e të rinjve, përfshirë edhe ata nga kategoritë në nevojë dhe ka mbeshtetur Sherbimin Kombetar te Punesimit ne hapat e ndermarre drejt  reformimit dhe ofrimit te sherbimeve sa me cilesore ndaj grupeve te punekerkuesve.

25 specialiste te Zyrave Rajonale te Punesimit  dhe 44 eksperte nga Shoqëria Civile janë trajnuar nga Swisscontact në bashkëpunim me Universitetin e Lucernës, Zvicër mbi aplikimin e cikleve të këshillimit për punësim me punëkërkues.

Mbi 500 te rinj jane asistuar per tu ndihmuar drejt punesimit apo vetepunesimit ,  nga Sherbimi Kombetar I Punesimit dhe shoqeria civile ne linje me nevojat e biznesit dhe aftesite e te rinjve. Permes nje koncepti multifunksional dhe praktik projekti C4EE i zbatuar nga organizata Swisscontact dhe SHKP , ndau rastet e suksesit ne punesimin e te rinjve ne aktivitetin e organizuar.  Eventi u pershendet nga qeveria Zvicerane dhe Organizata e Kombeve te Bashkuara ne Shqiperi.