Shërbimi Kombëtar i Punësimit është një shërbim publik autonom, me statusin e një administrate shtetërore qëndrore. Ai funksionon nëpërmjet zyrave rajonale dhe vendore te punësimit, si dhe drejtorive rajonale te formimit profesional. Ai është krijuar dhe rregullon veprimtarinë e tij, bazuar në dispozitat e ligjit Nr. 7995 datë 20.09.1995 ” Për nxitjen e punësimit “, ndryshuar me Ligjin nr.8444 dt.21.01.1999, ndryshuar me Ligjin nr.8862 datë 07.03.2002, si dhe ndryshuar me ligjin nr. 9570 dt 03.07.2006

Strukturat kryesore dhe kompetencat e tij rregullohen me Statutin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, aprovuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.42 datë 17.01.1998 “Për miratimin e statutit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit”, ndryshuar me VKM nr.263 dt.25.05.2000, ndryshuar me VKM Nr. 17 datë 10.01.2003 , dhe në nenin 14 të kësaj VKM.si dhe në Urdhër Nr.247 date 18.10.2006 “ Per miratimin e strukturës dhe te organikes se Shërbimit Kombëtar te Punësimit”

SHKP kryen veprimtari qe synojnë:

  • Përmbushjen e së drejtës së gjithë shtetasve banues në Shqipëri për tu trajtuar me shërbime për tu mbështetur financiarisht në përpjekjet e tyre për gjetjen e një pune fitimprurëse të përshtatshme për cilësitë individuale dhe aftësitë profesionale.
  • Zbatimin dhe administrimin efikas të programeve dhe projekteve shtetërore, për të cilat ngarkohet me akte të posaçme ligjore e nënligjore.
  • Zhvillimin në përgjithësi të fuqisë punëtore të vendit nëpërmjet investimeve për rritjen e aftësisë punuese dhe vetëpunuese, fleksibilitetit, lëvizshmërisë, aftësisë konkurruese etj.

 

Untitled Document

PUNËKËRKUES

Informacione dhe keshillim Udhezime per punesim Pjesemarrje ne nje trajnim Sherbime te tjera ndermjetesimi.


PUNËDHËNËS

Publikimi i vendeve te lira Sherbime profesionale rekrutimi Mbeshtetje per punesim (programe te nxitjes se punesimi) Kontakte ne vazhdim.

TRAJNIME

Po kërkoni për të permirsuar aftesitë tuaja profesionale? Merrni pjese ne kurset tona te formimit profesional ne dhjetë qendra në të gjithë Shqipërine.