Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinise mori pjese  në aktivitetin e zhvilluar se bashku me Dhomën e Koblenzit.

Zejtarët do të jenë të gjithë të grupuar në Dhomën Kombëtare të Zejeve, që do të ngrihet në të 61 bashkitë në vend. Modeli do të jetë ai gjerman: nxënësit e arsimit profesional nuk do të marrin vetëm mësim në bankat e shkollës. Edukimi profesional do të jetë pranë zejtarëve, ku do të kenë pas përfundimit të shkollës edhe vendin e punës të garantuar. Mbi këtë nismë kaq të rëndësishme për ekonominë e vendit, diskutuam sot në aktivitetin e Dhomës së Koblenzit, modelin e së cilës do të ndjekim edhe në Shqipëri. Gjermania mbetet në këtë rrugëtim të fuqizimit të arsimit tonë profesional, një partner i vendosur dhe i pazëvendësueshëm