NJOFTIM PËR VEND PUNE

 

A- Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,  i ndryshuar,  Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

a) në Administratën e tij ka një vend të lirë pune, në pozicionin “specialist”, në Sektorin e Projekteve, pranë Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm. Paga e kategorisë III-b.

b) Të kontribuojë në planifikimin dhe zbatimin në kohë dhe në mënyrë të përshtatshme të projekteve dhe programeve të financuara nga donatorë të huaj, me qëllim përmirësimin e veprimtarisë së Kuvendit si dhe të ofrojë një shërbim me standart të lartë e profesionalizëm ndaj partnereve të huaj gjatë procesit të programimit dhe zbatimit të projekteve të përbashkta, në të cilat Kuvendi është përfitues, me qëllim përfitimin maksimal nga asistenca e huaj.

PER ME SHUME INFORMACION KLIKONI {KETU}